Dorëheqje nga të gjitha funksionet në PDK në ditën e zgjedhjeve

Aktuale

Dorëheqje nga të gjitha funksionet në PDK në ditën e zgjedhjeve

Nga: Bota sot Më: 22 tetor 2017 Në ora: 13:16
PDK

Florim Shala, anëtari i kryesisë së PDK-së në Lipjan, anëtar i këshillit drejtues dhe themelues i Rinisë Demokratike të Kosovës në Lipjan, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet në këtë parti.

Lajmin e ka konfirmuar vet Shala, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Nga sot, jap doreheqje nga te gjitha funksionet ne Partine Demokratike te Kosoves - dega ne Lipjan! Do te mbetem vetem anetare i thjeshte i PDK-se. Respekt per te gjithe qytetaret e Lipjanit!”, ka shkruar ai.

Shala në një prononcim për mediat, ka thënë se arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij lidhet me keqpërdorimin e parave për fushatën zgjedhore derisa ka theksuar se “persona të caktuar fushatën po e përdorin për përfitime personale”.

“Arsyet e dorëheqjes sime nga PDK-ja janë të shumta, mirëpo njëra ndër kryesoret është se në PDK në Lipjan ka persona të cilët nuk e donë partinë por atë e shohin vetëm për përfitime personale”, ka thënë Shala.

Image
Shala dhe Veseli
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat