PDK: Disa subjekte politike bëjnë fushatë elektorale para qendrave të votimit

Aktuale

PDK: Disa subjekte politike bëjnë fushatë elektorale para qendrave të votimit

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 13:54
Blerta Deliu -Kodra

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ngritur shqetësimin e saj se Lëvizja Vetëvendosje ka thyer heshtjen zgjedhore në Prishtinë, duke shpërndarë fletushka propaganduese.

Blerta Deliu -Kodra theksoi se  vota qytetare është vulë për një të ardhme më të ndritshme për komunat e Kosovës, për zhvillimin e tyre ekonomik, si dhe një jetë më të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Deliu-Koda: LVV ka shpërndarë fletushka propaganduese, duke thyer kështu edhe heshtjen zgjedhore

“Sot qytetarët e Kosovës, duke votuar masovisht në komunat e tyre, do të vendosin se kush do të jenë ata, të cilët do të punojmë për mirëqenien dhe fuqizimin ekonomik të tyre. Sipas të dhënave të fundit të marra nga degët PDK anekënd vendit kemi një trend të mirë të daljes së votuesve në zgjedhje, si dhe vlen të theksohet se procesi është duke shkuar normalisht. Deri më tani nuk kemi të raportuar ndonjë parregullsi e cila vlen të theksohet në këtë konferencë dhe që do të mund të ndikonte në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, përpos disa përpjekjeve dëshpëruese të disa subjekteve politike që të bëjnë fushatë elektorale edhe sot para qendrave të votimit. Një rast të tillë e kishim edhe në Prishtinë, ku ashtu siç jeni informuar edhe ju, Lëvizja Vetëvendosje kishte shpërndarë ën kryeqytet fletushka propaganduese, duke thyer kështu edhe heshtjen zgjedhore”, theksoi Deliu Kodra.

Deliu-Kodra ka uruar votuesit që votojnë për herë të parë këtë radhë votojnë për herë të parë dhe të gjithë përparësitë e PDK të dalin masovisht me familjarët, me miqtë e tyre për të kryer obligimin e tyre qytetar.

Deliu-Kodra duke uruar që gjithçka të shkoi mbarë dhe brenda rregullave demokratike si deri më tash, tha se Partia Demokratike e Kosovës me konferenca të rregullta do të mbaj gjatë gjithë ditës të informuar lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat