AGK: Të mos pengohen gazetarët

Aktuale

AGK: Të mos pengohen gazetarët

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 15:13
AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim informatën se është penguar ekipi i televizionit 21 në Obiliq. Informatën për AGK-në e ka bërë të ditur gazetarja Fitore Ademi, e cila ka thënë se ekipi i televizionit nuk është lejuar që të futet brenda ambienteve të qendrës së votimit.

“Në qendrën më të madhe të votimit në shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ekipi i RTV21 u pengua që të percjellë procesin zgjedhor. Ne nuk e dimë nëse drejtuesit e kësaj qendre kanë ndjekur trajnimet e KQZ-së apo kanë dashur të fshehin diçka nga syri i kamerës sonë, por, kërkesa jonë për autoritetet përgjegjëse është që ta hetojnë këtë rast”, ka thënë gazetarja Ademi.

Duke iu referuar këtij rasti, AGK dënon veprimin e menaxherit, kryesuesit të kësaj qendre të votimit, si dhe fjalorin përdorur ndaj kolegëve Fitore Ademi dhe kameramanit Sahit Kokolli.

AGK nëpërmjet një komunikate kërkon nga të gjithë drejtuesit e qendrave të votimit që të mos pengojnë gazetarët në kryerjen e punë së tyre si dhe të respektojnë ligjet në fuqi.

Po ashtu AGK, kërkon nga kolegët që të raportojnë çdo pengesë që iu bëhet në punën e tyre në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës si dhe në Policinë e Prokurori që janë të angazhuara në mbarëvajtjen e procesit të votimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat