Hyn me flamur të AKR-së në qendër të votimit, shoqërohet në polici

Aktuale

Hyn me flamur të AKR-së në qendër të votimit, shoqërohet në polici

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 15:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person është arrestuar nga policia sot pasi që kishte hyrë në Qendrën e votimit në fshatin Gushavc me flamur të AKR-së, bëjnë të ditur burime.

Sipas këtyre burimeve, personi në fjalë kishte hyrë me automjetin e tij në oborrin e kësaj qendre, ndërsa flamurin e AKR-së e kishte vënë në pjesën e parme të automjetit të tij.

Burime të mediave brenda policisë, kanë konfirmuar se personi në fjalë është nga fshati Gushavc i Mitrovicës, i cili aktualisht është duke dhënë deklaratë në polici rreth kësaj ngjarje.

Media ka provuar të kontaktojë me shtabin zgjedhor të AKR-së në Mitrovicë por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat