Anëtari i PDK-së në Drenas jep detaje për procesin e votimit

Aktuale

Anëtari i PDK-së në Drenas jep detaje për procesin e votimit

Nga: A.Zh Më: 22 tetor 2017 Në ora: 16:05
ilustrim

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në degën e Drenasit Naim Bazaj, ka dhënë informacione në lidhje me procesin e zgjedhjeve në këtë komunë.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se deri në këto momente, procesi i votimit ka shkuar mbarë dhe nuk ka pasur ndonjë incident.

Image
Naim Bazaj

I pyetur për daljen e votuesve në zgjedhje, Bazaj ka thënë se ajo është më e lartë se në zgjedhjet e kaluara, por jo siç është pritur.

Ai beson se numri i votuesve do të jetë përafërsisht 18-19 mijë.

“Ka shumë kandidatë për asamble dhe çdo kush po i voton të vetët. Besoj që është një përqindje më e lartë se në zgjedhjet e kaluara, por jo edhe aq siç është pritur nga gjithkush, besoj që është sukses i madh nëse numri i votuesve mbërrin diku 18-19 mijë e jo 20-25 mijë siç është pritur”, ka thënë Naim Bazaj.

Lidhur me këtë "Bota sot" ka provuar ta kontaktojë zyrën e PDK-së në Drenas, por ata nuk janë përgjigjur në interesimin e gazetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat