Rreth 30% e qytetarëve votojnë në të dy Mitrovicat

Aktuale

Rreth 30% e qytetarëve votojnë në të dy Mitrovicat

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 16:18
Ilustrim

Deri në orën 15:00, sipas KQZ-së, kanë votuar 28,79% e qytetarëve të Mitrovicës Veriore. Ndërsa në Mitrovicën Jugore 27,34% e banorëve kanë kryer votimin.

Mitrovica e Veriut ka 27 vendvotime, ndërsa në to kanë votuar vetëm 6 mijë e 275 votues, prej afër 22 mijë sa janë të regjistruar.

Ndërsa, në 100 vendvotimet e Mitrovicës Jugore, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, deri në ora 15:00, kanë votuar 21 mijë e 613 banor, nga afër 80 mijë sa kanë të drejtë vote.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat