Nga AAK-ja e thërrasin babain e zyrtares së VV-së duke i premtuar dhurata për votën, ja përgjigja e tij

Aktuale

Nga AAK-ja e thërrasin babain e zyrtares së VV-së duke i premtuar dhurata për votën, ja përgjigja e tij

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 16:46
Nazlie Bala

Nazlie Bala, kandidatja  e Vetëvendosjes për asambliste në Prishtinë, ka publikuar në Facebook diçka që i ka ndodhur sot babait të saj, derisa në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale.

Ajo ka treguar se si një zyrtar i AAK-së i ka telefonuar babait të saj duke i premtuar dhurata nëse e voton partinë e kryeministrit Haradinaj.

Ndërsa, Bala thotë se përgjigja e babait të saj ka qenë e thjeshtë.

“Po kam dalë me votu, dhurata më e madhe për mua, është mundësia për të votuar Lëvizjen”, citon Bala babain e saj në përgjigjen drejtuar telefonuesit.

Postimi i plotë i Balës:

Ky numër telefoni 044 446 743, kontaktoj babain tim ne telefon dhe e pyet:

Zotri jemi nga AAK dhe deshtem te ndihmojme per votim, nese e votoni AAK jemi duke pregadit dhurata për te gjithe votuesit e AAK.

Zotriu: Po kam dale me votu, dhurata me e madhe per mua, eshte mundesia për te votuar Levizjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat