PDK-ja në Drenas: Procesi zgjedhor është duke shkuar mirë, keqbërësit janë duke manipiluar me qytetarin

Aktuale

PDK-ja në Drenas: Procesi zgjedhor është duke shkuar mirë, keqbërësit janë duke manipiluar me qytetarin

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 17:13
PDK-Drenas

Partia Demokratike e Kosovës dega në Drenas, përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj një mediumi lokal online, duke e akuzuar edhe ish anëtarin e kësaj partie Naim Bazajn.

PDK thotë se po tentohet të prishet procesi zgjedhor dhe të thuhet heshtja zgjedhore.

Kjo është komunikata e plotë e PDK-së në Drenas:

Partia Demokratike e Kosovës dega në Drenas, demanton lajmin e portalit Drenica Sot, i cili thirret në deklaratat e ish-anëtarit të PDK-së, Naim Bazaj i cili ne mënyrën me të pamoralshme citohet në të njëjtën kohë për daljen e numrit të votuesve dhe përcaktimit të tyre ndaj një subjekti, duke prishur kështu qetësinë zgjedhorë dhe është në kundërshtim me heshtjen zgjedhore.

PDK-ja në Drenas, dënon dhe denoncon secilin portal që publikon lajme të tilla, që për qëllim kanë prishjen e procesit zgjedhor në Drenas.

Këto publikime dhe prononcime, janë të pa pranueshme dhe propagandistike me motive tejet të ulëta, që për qëllim kanë të dëmtojnë procesin zgjedhor të zhvilluar deri me tani. PDK-ja në Drenas, dënon ashpër këto deklarata të cilat nxisin urrejtje dhe prishin qetësinë zgjedhore në Drenas.

PDK-ja, falënderon gjithë qytetarët e Komunës së Drenas të cilët me maturi e dinjitet janë duke kryer obligimin e tyre qytetar ne mënyrën me të mirë të mundshme, ku deri më tani nuk është paraqitur asnjë ekses në procesin zgjedhor.

Ftojmë gjithë qytetarët e Komunës që të shfrytëzojnë edhe këto orë të mbetura dhe të votojnë për ndryshimet në Drenas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat