Flet Ambasadori amerikan: 36 ekipe amerikane po monitorjnë zgjedhjet

Aktuale

Flet Ambasadori amerikan: 36 ekipe amerikane po monitorjnë zgjedhjet

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 18:39
Ambasadori amerikan Greg Delawie

Ambasadori amerikan Greg Delawie, ka njoftuar se ambasada amerikane ka 36 ekipe të cilat po monitorojnë procesin zgjedhor në Kosovë. Ai ka thënë se është i kënaqur me procesin se si ka shkuar deri më tani.

“Kam vizituar qendrat e votimit në Prishtinë, Ferizaj, Shtërpc dhe tani në Prizren. Ambasada e jonë i ka 36 ekipe të ndryshime të cilat po bëjnë vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve”, ka thënë ambasadori amerikan.

Më tej, ai ka thënë se në përgjithësi janë të kënaqur me procesin e votimit.

“Deri më tani jemi shumë të kënaqur më atë se si ka shkuar procesi. Tani votimi është gati të përfundoj dhe ne do të mbikqyrim procesin e numërimit me ekipin tonë. Ka pasur probleme të vogla aty-këtu, mirëpo jemi të kënaqur me situatën e përgjithshme”, ka thënë Delawie.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat