Haki Abazi analizon zgjedhjet: Pse fitoi LDK, ra PDK dhe ku gaboi Vetëvendosje

Aktuale

Haki Abazi analizon zgjedhjet: Pse fitoi LDK, ra PDK dhe ku gaboi Vetëvendosje

Nga: Bota sot Më: 23 tetor 2017 Në ora: 11:07
Haki Abazi

Drejtori për Ballkanin Perëndimor i Fondacionit 'Rockefeller Brothers' dhe analisti politik, Haki Abazi, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale, që u mbajtën dje në vendin tonë.

Ai ka thënë se LDK ishte dhe mbetet një konstantë në politikën e Kosovës me qendër të djathtë.

Sa i përket rënies së PDK-së, ai nuk e ka quajtur këtë befasi, pasi sipas tij, “ata janë në rënie të lirë me një peshë të madhe të fajit për atë që ka ndodhur në vend”, përcjell Bota sot.

Ndërsa për Vetëvendosjen, Abazi ka thënë se ajo gaboi, pasi iu qas zgjedhjeve lokale, me ekzaltimin e njëjtë me ato të zgjedhjeve nacionale.

Më poshtë shkrimi i tij i plotë:

LDK ka qenë dhe mbetet një konstatë në politikën kosovare, kjo u dëshmua shumë herë gjatë historisë së jetës plural. Është një elektorat i organizuar dhe që ka një oreintim qendër e djathtë që gjithmonë ka ekzistuar në Kosovë, tani gjithashtu ky elektorat ka ditur të dënojë, psh. Në Ferizaj, qeveria komunale jo që ka bërë punë të keqe, por nuk është ballafaquar me pastrimin e krimit të oragnizuar që ka funksionuar ndërmjet LDK dhe PDK. Mos ballafaqimi me krimin ndërtimor dhe një strukturë që punon për interesa të veta qe sa vite e ka sjellur rezulatin këtu ku është.

Nuk është aspak befasi rënia e PDK-së dhe disa satelitëve të saj, sepse ata janë në rënie të lirë me një peshë të madhe të fajit për atë që ka ndodhur në vend.

VV ka bërë gabim të madh, duke iu qasur fushatës elektorale për zgjedhjet komunale me ekzaltimin e njëjtë  me ato të zgjedhjeve nacionale. Rezultati tregon se në fakt zgjedhjet nacionale janë krejt ndryshe dhe nëse ndërrohet sistemi elektoral, do të zvogëlohet edhe fuqia e lidershipit të partive që është e domsodsohme në partitë që kanë strukturë centraliste.

Në rastin e Prishtinës, kjo është një situatë që tregon se barometri i qytetarit është shumë i menqur dhe nuk blen fjalët e kota e as prezentime vizuele që duken mirë në komjuter, megjithatë vota e qytetarit bazohet në parametra real. Tentimi për të krijuar situatë që të shkohet pa balotazh në fitore në Prishtinë, ka qenë sa i pasinqertë, aq edhe artificial në analizë. Prishtina është beteja që përcakton rezultate dhe marrëdhënie në nivelin qendror. Prishtina dhe Gjakova janë dy qytetet e pritjeve të mëdha nga e kaluara, por përfunduan me mendjemadhësi dhe arrogancë e në të dy rastet, edhe me një dozë të pasinqertë, sidomos kur flitet për grupet e margjinalizuara./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat