Policia jep detaje për serbët e arrestuar që iu gjetën granata

Aktuale

Policia jep detaje për serbët e arrestuar që iu gjetën granata

Nga: Bota sot Më: 23 tetor 2017 Në ora: 12:19
Jarinje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për serbët e arrestuar që iu gjetën granata në kufirin me Serbinë.

“Dje në pikën kufitare në Jarinjë, gjatë kontrollit të autobusit të udhëtarëve me targa të Serbisë, i cili vinte nga Serbia në Kosovë, në pjesën e bagazhit në një qese plastike janë gjetur dy granata dore dhe detonator iniciues”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia thotë se me autobus udhëtonin 57 udhëtarë.

“Me urdhër të prokurori, ndaj tre të dyshuarve serbë (përgjegjës të automjetit të udhëtarëve) është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa automjeti transportues është konfiskuar”, thotë Policia./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat