Fotografimi i votës, dukuri që po përsëritet

Aktuale

Fotografimi i votës, dukuri që po përsëritet

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 00:25
Zgjedhjet në Kosovë

Fotografimi i votës është bërë një “epidemi” që po shoqëron proceset zgjedhore në Kosovë.

Në muajin qershor të këtij viti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nxori vendimin për ndalimin e fotografimit të votës.

Vendimi i KQZ-së si duket nuk u përfill nga të gjithë votuesit,

KALLXO.com raportoi se gjatë ditës së djeshme në komunën e Prizrenit u ndaluan 4 persona për fotografim vote.

Dy raste të tjera u raportuan edhe në komunën eFerizajit.

Fotografim të votës kishte edhe në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Në komunën e Shtërpcës një votues ishte intervistuar nga Policia e Kosovës pasi kishte fotografuar votën.

Një person tjetër ishte ndaluar nga Policia në Prizren.

Në komunën e Mitrovicës u arrestuan 2 persona për një veprim të tillë.

Në vitin e kaluar zgjedhje të parakoshme lokale u mbajtën në komunën e Drenasit.

Këto zgjedhje u mbajtën pasi që Gjykata e Apelit ia kishte konfirmuar dënimin tashmë ish kryetarit Nexhat Demaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat