Ismaili: Vdekja e pacientëve, humbi besimin në shëndetësinë e Kosovës

Aktuale

Ismaili: Vdekja e pacientëve, humbi besimin në shëndetësinë e Kosovës

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 12:19
Uran Ismaili

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku, në seancën e kuvendit të Kosovës, ka kërkuar sqarime nga ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, lidhur me vdekjen e pacientëve në QKUK, ku u dyshua se është përdorur gaz i një kompanie të pa licencuar për ta prodhuar atë.

Ajo ka kërkuar nga ministri të sqarojë se kush do të marrë përgjegjësi, për vdekjen e pacientëve.

Millaku: Kush duhet të marrë përgjegjësi për vdekjen e pacientëve

“Para disa ditëve në QKUK kanë humbur jetën tre persona, tre pacientë, si pasojë e mos funksionimit të oksigjenit. Si ministër,  a keni formuar komision,  i cili duhet të merret me këtë rast. Sepse gjendja është mjaftë e rëndë e rreziku është ende permanent. Kush duhet të marrë përgjegjësinë për vdekjen e këtyre personave”, tha ajo.

E ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, tha se Ministria e Shëndetësisë, e ka ngritur këtë çështje në nivel më të lartë,  pasi ka pasur dyshime që një gaz i caktuar,  ka mund ta shkaktojë atë. Ndërsa tha se ky rast i rëndë, përveç humbjes së jetëve të pacientëve, ka shkaktuar dhe humbjen e besimit në shëndetësinë kosovare. Ndërsa tha se presin një përgjigje nga prokuroria e shtetit në lidhje me rastin në fjalë.

Ismaili: Ky rast humbi dhe besimin në shëndetësinë tonë

 “Rasti ka qenë shumë i rëndë. Kemi pasur humbje të jetëve të njerëzve. Rasti përpos dhimbjes  njerëzore, ka shkaktuar një dhimbje tjetër,  humbjen e besimit tek sistemi jonë shëndetësor, duke krijuar edhe gjendje më të rëndë në shëndetësi.  Tani për tani kjo gjendje është sanuar, janë lidhur kontrata me operatorë, të cilët kanë licencë. Është shkëputur kontrata me ata  të cilët s’kanë pasur licencë. I gjithë materiali i protokolluar me raporte, është  dorëzuar në prokurori. Gazi i cili ka qenë i dyshuar me urdhër të policisë dhe Prokurorisë është dërguar  në polici, në dhomat e veçanta për tu mbajtur si i tillë. Ne  çfarëdo që kemi pasur në dispozicion, i  kemi dorëzuar institucioneve të rendit dhe ligjit.  Unë e falënderoj inspektoratin sepse ka dalë jashtë leximit të raporteve, ka dalë në terren ka kërkuar informata dhe fakte shtesë . Nga ai kër kim kemi arritur të zbulojmë se nuk ka pasur licencë dhe se një operator ekonomik ka thyer ligjet, duke tentuar të prodhojë gaz në Kosovë ”, tha Ismaili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat