Deputetja e VV-së ka një thirrje për Lumirin, Dritonin dhe gjithë deputetët e LDK-së

Aktuale

Deputetja e VV-së ka një thirrje për Lumirin, Dritonin dhe gjithë deputetët e LDK-së

Nga: B.S Më: 26 tetor 2017 Në ora: 07:28
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Driton Selmanaj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu,  përmes një postimi në facebook, ka drejtuar një thirrje ndaj kolegëve të saj nga radhët e LDK-së.

Ajo u ka bërë thirrje Lumirit, Dritonit dhe gjithë deputeteve tjerë të LDK-së që të japin nënshkrimet për hetimin e SHIK-ut.

“Meqë prokuroria asnjëherë nuk ka nisur hetimet për SHIK'un dhe as që e ka ndërmend të bëj diçka në këtë drejtim, atëherë sigurisht që një hetim të tillë duhet ta nisë Kuvendi dhe pikërisht kjo është arsyeja se pse ne që tri legjislatura, prej se jemi pjesë e institucioneve, kemi kërkuar hetimin e kësaj organizate kriminale dhe ilegale. Në mandatin tonë të parë, patëm arritur t'i mbledhim 27 nënshkrime, në të dytin 38, per shkak se LDK në mandatin e kaluar ishin në bashkëqeverisje me PDK'në, si grup parlamentar nuk na jepnin nënshkrimet edhe për shkak se kishin votuar Kadri Veselin për kryetar Kuvendi. Andaj i bëj thirrje Lumirit, Dritonit dhe gjithë deputeteve tjere te LDK'së, te na japin nenshkrimet. Nismen per hetimin parlamentar e kemi gati, na duhen edhe 8 nenshkrime, perveç 32 sa i ka grupi yne parlamentar!”, ka shkruar Haxhiu, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat