Thaçi nderon me medaljen presidenciale të meritave albanologët nga Kalabria dhe Sicilia

Aktuale

Thaçi nderon me medaljen presidenciale të meritave albanologët nga Kalabria dhe Sicilia

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 12:47
Albanologët nga Kalabria dhe Sicilia

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka nderuar me medaljen presidenciale të meritave albanologët nga Kalabria dhe Sicilia, Françesko Altimari, Matteo Mandala dhe profesorin nga Prishtina, Anton Nik Berisha, për kontributin e dhënë në fushën e studimeve albanologjike.

“Kontributi i tyre në fushën e historisë dhe letërsisë shqipe, në studimet gjuhësore dhe aspektet e tjera studimore është vlerë sa teorike aq edhe kulturore”, është shprehur presidenti.

Sipas Thaçit, studimet e tyre çojnë te emëruesi i përbashkët se, pavarësisht nga hapësira, vendi dhe koha, letërsia dhe gjuha shqipe e kanë identitet, integritet dhe vitalitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat