Thaçi: E shëmtuar që një i dënuar për krime lufte të ligjërojë për metodat që përdori për spastrim etnik në Kosovë

Aktuale

Thaçi: E shëmtuar që një i dënuar për krime lufte të ligjërojë për metodat që përdori për spastrim etnik në Kosovë

Nga: B.S Më: 26 tetor 2017 Në ora: 14:31
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës ka reaguar për ligjëratën që do të mbajë në akademinë ushtarake të Serbisë, një i dënuar për krime lufte kundër njerëzimit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se për Serbinë nuk është çudi një gjë e tillë por duhet të jetë shqetësuese për çdokënd në BE dhe shtetet e saj, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se pret nga BE që të reagojë lidhur me këtë rast, që ai e quan të shëmtuar.

Postimi i plotë:

Nuk është çudi për askënd në Serbi, por do të duhej të ishte shqetësuese për çdokënd në BE-ne dhe shtetet anëtare të saj.

Nuk e paragjykoj reagimin e BE-së dhe me vëmendje dhe durim do ta pres një të tillë. Por nuk e di çfarë ka më të shëmtuar se fakti që një i dënuar për krime lufte kundër njerëzimit, do ligjëroj në akademinë ushtarake të Serbisë.

Ai do të ligjërojë me krenari për strategjitë dhe metodat moderne që regjimi i tij dhe vetë ai, ka përdorur gjatë shekullit të kaluar në përpjekjet e tyre për spastrim etnik në Kosovë.

Ai do t’i mësojë gjeneratat e ardhshme jo vetëm si t’i urrejnë popujt tjerë jo serbë në Ballkan, por si ta urrejnë edhe NATO-n dhe BE-në.

Pra, ligjëruesi do të kujdeset që dijen dhe përvojën e tij kriminale dhe gjenocidiale ta përçojë tek gjenerata e ardhshme.

Tani mbetet të shihet se si do ta përshpejtojë apo ngadalësojë një veprim i tillë anëtarësimin e Serbisë në BE! HTH./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat