Thaçi e ‘trashë’ fjalorin e ashpër ndaj BE’së: Na vurën në kurth me demarkacionin

Aktuale

Thaçi e ‘trashë’ fjalorin e ashpër ndaj BE’së: Na vurën në kurth me demarkacionin

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 21:37
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si duket ka ashpërsuar edhe më shumë qëndrimin dhe gjuhën ndaj Bashkimit Evropian, lidhur me atë se demarkacionin e kanë vënë kusht kryesor për liberalizimin  e vizave.

Thaçi ka thënë se çështja e demarkacionit është një kurth për Kosovën, duke e ditur se nuk mund të bëhen 2 të 3 e votave në Kuvend.

”Cështja e demarkacionit është  një kurth për Kosovën, duke e ditur që nuk mund ti bëjmë 2 të 3 e vitave. Demarkacioni është shumë kriter i padrejtë, por të cilin nuk mund t’i kemi vizat. Po tregohemi të paaftë dhe të pafuqishëm për kalimin e marrëveshjes.’’, ka thënë Thaçi në ‘Zona e Debatit’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat