Thaçi tallet me komisionin e Haradinajt për demarkacion: A do të gjejnë hije përronjësh, lugina të reja?

Aktuale

Thaçi tallet me komisionin e Haradinajt për demarkacion: A do të gjejnë hije përronjësh, lugina të reja?

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 22:16
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur rreth marrëveshjes së demarkacionit dhe asaj se sa është i informuar se si po shkon ky proces.

Thaçi tha se u beson institucioneve shtetërore dhe se është  i bindur se ky proces do të kalojë.

Por ai është tallur me komisionin që e ka formuar kryeministri Haradinaj dhe të gjeturat e tyre për këtë marrëveshje.

‘’Mund të formohen dhjetëra komisione te tilla, cka do të gjejnë ata, letra të reja, hije përronjësh, disa lugina të reja, kjo nuk është cështje mes profesorëve të katedrave por ëahtë cështje me pergjegjësi më të lartë’, ka thënë ai sonte në ‘Zona e Debatit’.

‘’Të gjithë ata njerëz i respektoj, por i besoj përgjegjësisë institucionale. Zotëri Haradinaj, bashkë me partnerët e koalicionit dhe opozitën besoj që do ta gjejnë një zgjidhje.’’, ka shtuar Thaçi.

Sipas tij, përgjegjësia kryesore është pasi nuk u votua demarkacioni  në Kuvendin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat