Zyrtari i LDK-së ia përmend Haradinajt premtimin për Asociacionin

Aktuale

Zyrtari i LDK-së ia përmend Haradinajt premtimin për Asociacionin

Nga: Bota sot Më: 27 tetor 2017 Në ora: 10:56
Ramush Haradinaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ia ka kujtuar kryeministrit Ramush Haradinaj, fjalët për Asociacionin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gecaj ka thënë se Haradinaj kishte thënë se nuk ka vend për asociacion në Kosovë, por që tani ka thënë se në bazë të kushtetutës është pranuar dhe do të krijohet, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

“KU E LAMË E KU NA MBETI”...parulla poshtë “zajednica”?

Haradinaj mbrëmë në "Neë Bugajski Hour": “...Në bazë të kushtetutës është pranuar të krijohet asociacioni, duhet të vazhdojmë me hapat tutje”!

Ramush Haradianj (Insjaderi, 17/05/2017): “Kosova është e vogël nuk ka vend për asociacion, kufiri i Kosovës është në Çakorr, në Kosovë nuk ka vend për jug e për veri, në Kosovë nuk do të ketë vend për Serbinë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat