Haradinaj takohet me presidentin për bashkërendimin e agjendës shtetërore

Aktuale

Haradinaj takohet me presidentin për bashkërendimin e agjendës shtetërore

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 11:08
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin bisedoi rreth bashkërendimit në përmbushjen e agjendës shtetërore që ndërlidhet me integrimet euro-atlantike, sundimit e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

Të dy liderët institucional u pajtuan për koordinimin e strategjisë dhe veprimeve të përbashkëta rreth sfidave me të cilat po ballafaqohet Kosova, në konsolidimin shtetëror dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat