Abazi tregon pse Thaçi nuk duhet të udhëheq dialogun e ardhshëm me Serbinë

Aktuale

Abazi tregon pse Thaçi nuk duhet të udhëheq dialogun e ardhshëm me Serbinë

Nga: A.S. Më: 31 tetor 2017 Në ora: 10:27
Haki Abazi

Analisti politik, Haki Abazi tregon arsyet pse sipas tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk duhet t’i udhëheq bisedimet e ardhshme me Serbinë.

Në një prononcim për “Bota sot”, Abazi thotë se Thaçi i ka sjellur shumë dështime Kosovës në bisedimet e Brukselit, dhe sipas tij vazhdimi i bisedimeve të ardhshme me Serbinë nga ana e presidentit janë të pakuptimta.

“Procesi i dialogut e ka thelluar krizën në Kosovë, ka krijuar në mjedis të tensionuar dhe ka futur Kosovën në obligime të cilat prekin në sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Gjate kësaj periudhe të dialogimit dhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë statusi, pozicioni i vendit është dobësuar në mënyrë progresive. Gjykata speciale, kontrolli në resurset e veriut, fusnota, tabelat e makinave, sigurimi për automjetet dhe marrëveshjet për drejtësinë. Të gjitha këto janë dështimet e Thaçit dhe ekipit të tij. Rrjedhimisht do të ishte e pakuptimte që të vazhdohet me trendin e njëjtë sidomos për shkakun që Gjykata Speciale do të jetë një  prej tronditjeve më të mëdha që ka pësuar vendi që nga 1999”, tha Aabzi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat