Miftari: T’ia besosh fatin e Kosovës Hashim Thaçit, është si t’ia besosh vendin Akademisë Serbe ose Kishës Serbe

Aktuale

Miftari: T’ia besosh fatin e Kosovës Hashim Thaçit, është si t’ia besosh vendin Akademisë Serbe ose Kishës Serbe

Nga: A.S. Më: 31 tetor 2017 Në ora: 10:53
Naim Miftari

Ish-pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari në një postim në profilin e tij në facebook, ka hedhur kritika të ashpra ndaj presidentit Thaçi.

Ai ka shkruar se është gabim që fati i Kosovës t’i besohet presidentit,Thaçi.

“Prandaj, t’ia besosh fatin e Kosovës presidentit "tonë" është si t’i besosh vendin Akademisë Serbe ose Kishës Serbe”, ka shkruar Miftari.

Ky është komenti i tij i plotë në facebook:

Jo gabimi më i madh i Kosovës do të ishte nëse i besohet fati i Kosovës, Hashim Thaçit, sidomos të bisedoj me Republikën e Serbisë.

Pasi Hashim Thaçi është  i zënë ngushtë me dosje nga DGSE dhe sidomos nga sigurimi jugosllav_ serb UDB të cilët faktikisht e kanë në dorë karrierën e tij dhe kur të dojnë do ta shkatërrojnë nëse e hapin dosjen se kush ishin bashkëpunëtorët dhe spiunët e tyre(UDB) që ndihmuan sigurimin serb me dekada dhe sidomos ndihmuan UDB-KOS serb të vriste dhe të arrestonte njerëzit kryesor të UÇK-së. Prandaj t’ia besosh fatin e Kosovës presidentit "tonë" është si t’i besosh vendin Akademisë Serbe ose Kishës Serbe. Edhe UÇK i besoj dikur Thaçit por shihne si e katandisi dhe e etiketoj ushtrinë tonë çlirimtare si një bandë kriminelesh. Edhe pse UÇK ishte ushtria më e suksesshme vullnetare në botë, e cila e theu mitin ushtarak serbo_rus. Pra ishte ushtri shumë e besueshme dhe e drejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat