“Haradinajt nuk i ka mbetur trohë burrërie, nuk ia zuri goja sukseset e Mustafës”

Aktuale

“Haradinajt nuk i ka mbetur trohë burrërie, nuk ia zuri goja sukseset e Mustafës”

Nga: H.O. Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 08:58
Ramush Haradinaj

Ish këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj ka thënë se në momentin kur Haradinaj kishte përmendur renditjen e Kosovës në të bërit biznes, pse nuk e përmendi se sukses i qeverisë Mustafa.

Gecaj thotë më tutje se ‘pse nuk ia zuri goja’ këtë fjalë dhe të falenderohet në emër të popullit, që i përfaqëson.

“Kryeministri Haradinaj: Renditja e Kosovës në vendin e 40-të në të bërit biznes lajm i mirë për vendin”. Kam pas menduar se neve nga ana e Dukagjinit na ka mbetë një trohë burrëri e traditë...Si bre nuk ja qiti goja me e thënë së paku një fjali mbi atë se ky sukses është rezultat i Qeverisë Mustafa, dhe ta thotë ndonjë fjalë falënderimi në emër të popullit të cilin pretendon ta përfaqësoi”, shkruan Gecaj./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat