Haradinaj: Sulmi i egër në New York City, krim i pafalshëm i atyre që nuk e duan lirinë

Aktuale

Haradinaj: Sulmi i egër në New York City, krim i pafalshëm i atyre që nuk e duan lirinë

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 10:22
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shprehur keqardhjen e tij në lidhje në lidhje me sulmin që ka ndodhur mbrëmë në New York.

Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se populli dhe Qeveria e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin amerikan.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Sulmi i egër mbi jetët e pafajshme njerëzore në New York City është krim i pafalshëm i atyre që nuk e duan lirinë.

Populli dhe Qeveria e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin amerikan dhe qëndrojnë fuqishëm në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përballje me të keqën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat