Thaçi i përgjigjet Petroniqit: Serbët s’kanë pse të frikësohen

Aktuale

Thaçi i përgjigjet Petroniqit: Serbët s’kanë pse të frikësohen

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 13:37
Hashim Thaçi

Pasi Veroljub Petroniq, drejtor ekzekutiv i HumaniCenter dhe hulumtues i sferës së sigurisë nga Mitrovica e Veriut, tha se serbët nuk ndihen të sigurt as me FSK’në tani e as me krijimin e Ushtrisë së Kosovës, ka marrë fjalën Presidenti Hashim Thaci, i cili thotë se ushtria nuk paraqet pasiguri për asnjë qytetar të Kosovës përfshirë serbët.

Thaçi thotë se synimi i Kosovës është që të themelohet ushtria e koordinuar me NATO’n KFOR’in  dhe SHBA-nëthe beson se krijimi i saj do të jetë i sukesshëm pavarësisht dallimeve sepse Kosova ka nevojë dhe të drejtë ta ketë ushtrinë.

“Pavarësisht mënyrës, ky proces është kushtetues dhe legjitim”, është shprehur Thaci.

Ai ka komentuar deklaratën e parafolësit të tij, Petroniq, i cili ka thënë se FSK’ja është produkt i Trupave Mbrojtës të Kosovës dhe jehona e veprimeve negative, sipas tij, të TMK’së kanë krijuar frikë te serbët.

 “Në qershor të ’99-ës ka ndodhur demilitraizimi i UCK’së, nje proces i vleresuar lartë nga zyrtarë të huaj të lartë dhe shtete e QUINT’it e NATO’s për te hyrë pastaj në TMK, e pastaj deri te shpërbërja e saj në FSK”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se “FSK’ja është forcë e re nga zeroja dhe është bërë në koordinim të ngushtë të një sistemimi i njerëzve të rinj, para nuk është vazhdimësi e TMK por forcë e re”

Thaçi përmend se në vitin 2014 përfaqësuesit serbë janë dakorduar që ta mbështesin ushtrinë, por kjo nuk ndodhi.

“Fsk nuk themelohet për një qëndrim ofensiv, por vetëm për paqe. U përmend frika, unë tash e 12 vite punoj me ngushtë më komunitetin serb, definitivisht është për mua argument i pa qëndrueshëm mospëlqimi i dikujt per Fsk se serbet po frikësohen”, ka përfunduar Thaçi në përgjigjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat