Thaçi ‘thumbon rëndë’ Haradinajn për Demarkacionin

Aktuale

Thaçi ‘thumbon rëndë’ Haradinajn për Demarkacionin

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 15:01
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Ndërkohë që Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka nisur një proces të vlerësimit dhe rishikimit të fakteve në lidhje me vijën kufitare me Malin e Zi, presidenti Hashim Thaçi i qëndron prapa versionit të 2015’ës.

Thaçi në një formë ka thumbuar kryeministrin Haradinajn rreth Demarkacionit, duke ia hudhur poshtë nevojën e paraqitur nga Haradinaj për ekspertizë të re lidhur me kufirin, madje duke thënë se bën punë të rrezikshme kushdo që kërkon ekspertizë duke tejkaluar ekspertizat e NATO’s e Amerikës.

‘Kushdo që kërkon ekspertizë akademike, duke tejkaluar ekspertizat e NATO-s, Uashingtonit e Brukselit, besoj se këto janë të dëmshme’, ka thënë ai.

Madje Thaçi, duke ilustruar se nuk ka nevojë për një ekspertizë tjetër, ka thënë se janë bërë disa vlerësime për këtë çështje.

‘Kemi vlerësimet e Komisionit shtetëror të Kosovës, ekspertëve ndërkombëtarë, vlerësimeve të NATO-s, SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe nuk e dimë se me kë tjetër të konsultohemi”, tha Thaçi, duke i bërë ftesë Qeverisë e Kuvendit ta përfundojnë këtë çështje.

Thaçi i tha këto fjalë në kohën kur Qeveria Haradinaj po provon të gjejë mundësi për ndryshimin e marrëveshjes aktuale.

Ndryshe, për mosratifikim të Demarkacionit kishte kritika dje edhe ish-raportuesja e BE’së për Kosovën, Ulrike Lunacek. Madje ajo kritikoi Thaçin duke thënë se është dashur të shihte a i ka votat në parlament para se të nënshkruante marrëveshjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat