Del para gjykatës i dyshuari për vrasjen e djeshme në Gjakovë

Aktuale

Del para gjykatës i dyshuari për vrasjen e djeshme në Gjakovë

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 17:22
Foto nga gjykimi në Gjykatën Themelore të Gjakovës

Prokurori Ali Uka ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen që ndodhi dje në mëngjes në Gjakovë.

Kallxo raporton se sot i dyshuari u soll në Gjykatën Themelore të Gjakovës nën masa të sigurisë policore.

Në kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit Esat Bajrami përshkruhet momente se si është kryer vrasja derisa viktima ishte duke punuar.

“I pandehur Esat hyn në lokalin-qebaptoren e tani të ndjerit, ka porositur një hamburger, është shërbyer nga ana e tani të ndjerit dhe ka vazhduar të qëndroj në lokal deri sa janë larguar të gjithë klientët dhe në çastin kur ka ngelur vetëm me viktimën, i pandehur nxjerr nga brezi revolen dhe shtien tri herë në drejtim të viktimës, ashtu që si pasojë e këtyre të shtënave tani i ndjeri mbetet i vdekur në vendin e ngjarjes”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.

Në këtë kërkesë bëhet e ditur se motivi i vrasjes ishte motra e mitur e të pandehurit.

“Me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin Arlind Hana nga Gjakova i moshës 30 vjeç në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje që kishte pasur i pandehuri para dy viteve me tani të ndjerin rreth motrës së tij të mitur…” thuhet nga Prokuroria.

Gjykata pritet të marrë vendimin rreth kërkesës së Prokurorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat