Deri në vitin 2040, Bashkimi Evropian mund të “shembet”

Aktuale

Deri në vitin 2040, Bashkimi Evropian mund të “shembet”

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 14:33
Ilustrim

Bashkimi Evropian dhe rendi perëndimor mund të shemben deri në vitin 20140, është bërë e ditur në një studim të brendshëm të ushtrisë gjermane.

Spiegel raporton se nga ky studim ka dalur se shpërbërja e BE-së mund të bëhet në dekadat e ardhshme.

Studimi trajton gjashtë skenarë të mundshëm për shuarjen e Bashkimit Evropian.

“Rendi ndërkombëtar mund të bie pas shumë dekadave të paqëndrueshmërisë. Sistemet e vlerave po e humbasin ndikimin e tyre”, shkruan gazeta gjermane.

“Evropa po humbet konkurencën e saj globale. Bota po bëhet gjithnjë e më shumë kaotike dhe konfliktuoze”, kanë bërë të ditur strategë e njohur gjermanë.

Skenari i dytë është “Perëndimi kundër lindjes”, disa vende të BE-së janë ngrirë nga integrimi evropian, derisa të tjera po bashkohen me vendet e lindjes.

Mundësia tjetër parahsikon ngritjen e ekstremizmit, ndërsa disa shtete po i afrohen modelit politik të Rusisë.

Dokumenti nuk përcakton në mënyrë eksplicite ndonjë prongozë, por “deri në vitin 2040 gjithçka është e mundshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat