Zyrtari i LDK-së pas deklaratës së Thaçit: O kryeministër, presidenti me ty e ka

Aktuale

Zyrtari i LDK-së pas deklaratës së Thaçit: O kryeministër, presidenti me ty e ka

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 10:47
Thaçi dhe Haradinaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka komentuar disa deklarime të sotme të presidentit, Hashim Thaçi, mbi demarkacionin me Malin e Zi dhe liberalizimit të vizave.

Sipas Gecaj, Thaçi zhurmëkotë e i ka quajtur ish deputetin Shpejtim Bulliqi dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët e kanë kundërshtuar fuqishëm marrëveshjen e nënshkruar të demarkacionit.

Por më tej Gecaj ka vazhduar të thotë se Thaçi me atë që ka pohuar iu ka drejtuar edhe kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Ky është postimi i Gecajt:

“A po dëgjon o Kryeministër, se Presidenti edhe me ty e ka?

Presidenti Thaçi mbi demarkacionin: “…Zhurmëkotët e zakonshëm [Bulliqi & co.], të cilët për më shumë se dy vjet shkaktojnë konfuzion, jo më larg se dje, iu rikthyen zanatit të tyre…Ndërsa, në rast se institucionet tona shtetërore do të vazhdojnë të mbetën peng të trillimeve individuale apo qoftë edhe të një grupi politik të caktuar [Kryeministri & co.], atëherë sigurisht që pasojat për shtetin tonë mund të jenë edhe më të rënda…”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat