Haradinaj priti prindërit e Astrit dhe Arbnor Deharit

Aktuale

Haradinaj priti prindërit e Astrit dhe Arbnor Deharit

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 19:24
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim prindërit e Astrit dhe Arbnor Deharit, Xhemile dhe Avni Dehari.

Në këtë takim kryeministri Haradinaj me prindërit e vëllezërve Dehari, bashkëbisedoi për koordinimin e veprimeve të mëtutjeshme për zgjidhjen e çdo paqartësie rreth rastit tragjik të Astrit Deharit, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit për media.

“Zotimet e kryeministrit Haradinaj për ndriçimin e rastit, pas një kohe të shkurtër do të zëvendësohen me veprime konkrete, gjithnjë në konsultim me familjen Dehari”, thuhet në njoftim.

Në takim ishte edhe ministri i Drejtësisë, Ableard Tahiri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat