Gjoshi: Pas pranimit të avokatëve, Specialja mund të ngrit aktakuzat dhe të fillojë arrestimet

Aktuale

Gjoshi: Pas pranimit të avokatëve, Specialja mund të ngrit aktakuzat dhe të fillojë arrestimet

Nga: B.S Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 22:46
Adrian Gjoshi

Sot ka hyrë në fuqi Direktiva për Avokatët (Mbrojtësit) nga Gjykata Speciale, ku avokatët mund të aplikojnë për pandehurit dhe viktimat.

Avokati Adrian Gjoshi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kur të bëhet pranimi i avokatëve në regjistrin e Speciales, ajo më pas do të ngrit aktakuzat e para dhe do të fillojë me arrestimet, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Hyn ne fuqi Direktiva per Avokatet (Mbrojtesit)

'Gjykata Speciale' para pak castesh shpalli Direktiven per Mbrojtesit, dhe prej sonte eshte hapur thirrja per aplikime. Kerkohen avokat' per te pandehur dhe avokat' per viktimat. Nje nga kriteret e shumta eshte edhe pervoja e punes; 10 vite pervoje pune per avokat' kryesor, 7 vite pervoje pune per bashke-avokat' dhe 5 vite per avokat' te viktimave.

Sic edhe e kam permendur nje kohe te gjate, mosngritja e aktakuzave deritani nuk ka qene e rastesishme, sepse hyrja ne fuqi e kesaj direktive ka qene parakusht per ngritjen e aktakuzave dhe fillimin e arrestimeve. Prandaj, nga sot, pas pranimit te avokateve ne regjistrin e GJS, do te mund te ngriten aktakuzat e para dhe do te mund te ndodhin arrestimet e para.

Avokatet jane pjese e pandashme dhe jetike e ketij procesi.

GJS eshte lajm i keq per Kosoven, dalshim faqebardh!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat