Policia publikon imazhet, këta janë personat që sulmuan Parim Ollurin

Aktuale

Policia publikon imazhet, këta janë personat që sulmuan Parim Ollurin

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 14:34
Personat që sulmuan Parim Ollurin

Policia e Kosovës ka publikuar imazhe të tre personave të cilët dyshohen të dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Parim Olluri.

Policia kërkon përkrahjen e qytetarëve për identifikimin e këtyre personave në mënyrë që të bëhet arrestimi i tyre.

Njoftimi i PK-së:

Referuar rastit Lëndim trupor, që ka ndodhur me datën 16.08.2017, në rrugën "Bajram Bahtiri" ne Prishtine,   Policia e Kosovës pas zgjerimit të rrethit të hetimit ka arrit të siguroj xhirime dhe imazhe ku shihen tre persona të cilët dyshohet të kenë mare pjesë në rastin e sulmit ndaj gazetarit Parim Olluri.

Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse po  kërkojmë përkrahjen e  qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar.

Andaj të gjithë ata që kanë informacion lidhur me personat e dyshuar  dhe vendndodhjen e tyre i lusim që informacionet e tilla përmes numrit 192, t'ia kalojnë policisë ashtu që të mundësohet kapja e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat