LDK publikon raportet e Auditorit për komunën e Prishtinës

Aktuale

LDK publikon raportet e Auditorit për komunën e Prishtinës

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 16:24
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar disa raporte të Auditorit nëpërmes të cilave kjo parti thotë se janë gjetur parregullsi në menaxhimin e komunës së udhëhequr nga Shpend Ahmeti.

Ahmeti do të përballet në raundin e dytë për kryetar të Prishtinës me kandidatin e  LDK-së Arban Abrashi.

Komunikata e plotë e LDK-së:

Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë gjetur parregullsi të mëdha në menaxhimin e Komunës së Prishtinës në vitet 2014-2016, duke përfshirë edhe “paaftësi në shpenzim buxheti, paaftësi në planifikim buxheti, paaftësi në realizim të të hyrave”.

Këtu po ju paraqesim me fakte vetëm ato pjesë të shkeljeve që janë evidentuar në raportet e auditimit dhe që kanë ndikuar direkt në rënien e buxhetit të Komunës dhe humbjet në realizimin e investimeve në Prishtinë: 

1) Dobësi në planifikim dhe në realizim të buxhetit, 

2) Realizim i ulët i të hyrave

3) Përdorimi i fondeve në kundërshtim me ligjin për ndarje buxhetore 

4) Dobësi në menaxhimin e të hyrave

5) Dobësi në menaxhimin e shpenzimeve

6) Avancet e pa mbështetura me kontrata

7) Vonesa në përfundimin e projekteve 

8) Angazhimi i parregullt me staf të përkohshëm

9) Pagesat e parregullta dhe të pa sakta për paga 

10) Dosjet e pa kompletuara për personelin 

11) Mungesa e raporteve mbi formën e shpenzimeve të mjeteve 

12) Jo efektivitet në mbledhjen e borxheve 

13) Mos kryerja me kohë e obligimeve 

1 4) Dobësi në procedurat dhe pagesat e subvencioneve dhe mallrave 

15) Mos hartimi i projekteve zbatuese pa plan detal të ndërtimit 16) Mos respektim i procedurave të prokurimit 

17) Dobësi në ekzekutimin e kontratave

18) Humbje e përkrahjes nga donatorët 

19) Dështim në zbatimin e procedurave të pagesave 

20) Angazhimi i personelit në kundërshtim me LMFPP 

21) Rekrutimi i stafit në kundërshtim me rregulloret dhe udhëzimeve administrative

22) Pa rregullsi në dhënien e lejeve ndërtimore 

23) Largimi i punëtorëve nga puna pa bazë të arsyeshme ligjore 

24) Dobësi në menaxhimin e tatimit ne pronë 

25) Mungesë e mekanizmave për menaxhimin e garancioneve 

26) Inkasim i të hyrave të paligjshme dhe dëmtim të investitorëve dhe qytetarëve

27) Hyrja në obligime financiare në kundërshtim me LMFPP dhe krijimi i kostove shtesë të intere save dhe gjobave

28) Ekzekutimi i shpenzimeve nga kodi i investimeve kapitale të cilat i përkasin kategorive mallra dhe shërbime

29) Zbatimi me vonesë i vendimeve të KPMSHC 

30) Pranimi i shërbimeve para nënshkrimit të kontratës 

31) Gjenerimi i shpenzimeve shtesë të panevojshme.

Humbjet në investimet kapitale në katër vitet e fundit janë si pasojë e keqmenaxhimit të buxhetit. Keqmenaxhimi financiar në Komunë të Prishtinës nuk është vlerësim politik por është fakt dhe është evidentuar edhe në raportet e auditimit të bëra vit pas viti nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar, i cili me Kushtetutën dhe ligjet e vendit gëzon pavarësi funksionale, financiare dhe operative. Raportet e auditimit tregojnë që Komuna e Prishtinës nën qeverisjen e Ahmetit ka pas defekte serioze.

Shihni më poshtë këto raporte të Auditimit për vitet 2014-2016: http://zka-rks.org/wp-content/uploads/2017/07/RaportiAuditimit.KPR.2016.Shqip.50520.pdf http://zka-rks.org/wp-content/uploads/2017/06/RaportiAuditimit.KPR.2015.Shqip.763234.pdfhttp://zka-rks.org/wp-content/uploads/2017/06/sq.Raporti.Final.Prishtina.349186.pdf

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat