Reshitaj: Kosova së shpejti bëhet me Ligjin e ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje

Aktuale

Reshitaj: Kosova së shpejti bëhet me Ligjin e ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 17:07
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj ka thënë se ministria që ai drejton do të punojë për kalimin sa më të shpejtë të ligjit të ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ligj ky shumë i rëndësishëm që për muaj ka mbetur pa u miratuar.

Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi me përfaqësuesin e USAID-it në Kosovë Brian Martalus, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor, me theks te veçantë rreth legalizimit të ndërtimeve pa leje.  

Ministrja Reshitaj prezantoi prioritetet e MMPH-së, duke u nisur nga reduktimi i ndotjes së ajrit, menaxhimi i mbeturinave, krijimi i zonave të gjelbra, planifikimi hapësinor, legalizimi i ndërtimeve pa leje, ruajtja e burimeve ujore, mbrojtja dhe rehabilitimi i shtretërve të lumenjve. 

Nga ana tjetër përfaqësuesi i USAID-it Martalus përgëzoi ministren Reshitaj për angazhimin e saj në realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen e saj evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat