Çështja e Demarkacionit, vjen porosia e radhës nga presidenti shqiptar

Aktuale

Çështja e Demarkacionit, vjen porosia e radhës nga presidenti shqiptar

Nga: B.S Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 18:59
Dardan Gashi dhe Ilir Meta

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi, sot ka vizituar Shqipërinë, ku është pritur në takim nga Presidenti shqiptar, Ilir Meta, i cili ka drejtuar një mesazh të qartë liderëve në Kosovë,  Demarkacioni të kalohet sa më parë ka porositë Presidenti i Shqipërisë.

“Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, të mbyllet. Republika e Kosovës nuk ka kohë të humbë më tepër. Politikanët kosovarë duhet të shohin larg dhe të mos lënë proceset të pambaruara. Nuk do të lodhem së përsërituri këtë - ka thënë Presidenti Ilir Meta.

Nga ana tjetër, Presidenti Meta ka përsëritë mbështetjen e shtetit shqiptar në proceset e reja progresive rreth Diasporës.

“Pothuajse gjysmën e popullit e kemi jashtë vendit dhe besoj, ka ardh koha që kujdesi i dy shteteve tona ndaj shqiptarëve që jetojnë në diasporë të marrë forma konkrete” – ka thënë me këtë rast, zv. Kryeministri Dardan Gashi. 

Gjatë vizitës dy ditore të Ministrit Gashi në Shqipëri dhe takimet me homologët nga shteti shqiptar për bashkërendimin e aktiviteteve dhe strategjive për Diasporën, Presidenti Meta ka uruar dhe përgëzuar zv. Kryeministrin Gashi për detyrat e reja qeveritare. 

Në takimin e dy qeverive asaj shqiptare dhe kosovare më 27 nëntor, janë planifikuar dhe nënshkrimi i tri marrëveshjeve të dy ministrive të Diasporës të të dyja vendeve, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Diasporës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat