Pse Glauk Konjufca “krahason” Aleksandër Lumezin me Azem Sylën?

Aktuale

Pse Glauk Konjufca “krahason” Aleksandër Lumezin me Azem Sylën?

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 12:33
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca ka bërë një krahasim mes Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit dhe Azem Sylës.

Ai ka deklaruar se po të caktohet Lumezi si kryetar i Komisionit për dhënie të provimit të Jurisprudencës, është njësoj si të emërohet Azem Syla, drejtori i Agjenicës kundër Korrupsionit.

Konjufca këto deklarata i ka bërë në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion ku ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nuk është paraqitur, ani pse e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Në ndërkohë, Tahiri e ka njoftuar Komisionin se ka tërhequr emrat për anëtarë të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës.

Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu ka thënë se gjatë ditës së djeshme, ministri Tahiri ka pasur tre deklarata kundërthënëse, duke thënë sipas saj, se herë është pezulluar e herë është tërhequr vendimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat