AGK: Politikanët të mos ofendojnë gazetarët

Aktuale

AGK: Politikanët të mos ofendojnë gazetarët

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 14:13
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim veprimin e sotëm të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli i cili ka fyer gazetaren Saranda Ramaj.

Ramaj ndihet e fyer nga akuzat që i ka bërë në drejtim të saj Veseli.

Rasti ka ndodhur derisa gazetarja Ramaj ishte duke përcjellë vizitën e kryeparlamentarit në QKUK, pas pyetjes, Veseli e akuzoi atë se kinse është politike.

“Duke iu referuar mënyrës së përgjigjes dhe konotacionit negativ, ne kërkojmë nga kryeparlamentari, gjithsecili politikan dhe udhëheqës shtetëror që të zgjedh forma më të mira të kundërshtimit sesa rrëshqitja në akuza të tilla që për qëllim kanë dëmtimin e imazhit të gazetarëve”, thuhet në reagim. 

AGK konsideron se kryeparlamentari Kadri Veseli do të duhej të përgjigjej në mënyrë profesionale duke dhënë argumentet e nevojshme e jo të vepronte në këtë formë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat