Haradinaj: Kosova ka bërë hapa konkret për avancimin e të drejtave të minoriteteve

Aktuale

Haradinaj: Kosova ka bërë hapa konkret për avancimin e të drejtave të minoriteteve

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 16:38
Ramush Haradinaj në takim me komisionarin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Lamberto Zannier

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim komisionarin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Lamberto Zannier, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin rajonal, integrimin në shoqëri dhe avancimin e të drejtave të minoriteteve, përmes edukimit dhe rritjes së mirëqenies sociale.

Haradinaj theksoi se Kosova ka bërë hapa konkret dhe të qëndrueshëm në promovimin dhe avancimin e të drejtave të të gjitha minoriteteve, dhe integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.

Ndërsa, Zannier vlerësoi dinamikën qeverisëse të kryeministrit Haradinaj në avancimin e proceseve të përgjithshme në Kosovë, veçanërisht me integrimin e mirë të të gjitha komuniteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat