Kjo është marrëveshja e plotë VV-AKR, ja çka parashihet në të

Aktuale

Kjo është marrëveshja e plotë VV-AKR, ja çka parashihet në të

Nga: B.S Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 18:10
Shpend Ahmeti, bashkë me përfaqësuesin e AKR-së, Selim Pacollin, prezantuan sot marrëveshjen e re të bashkëpunimit.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca Kosova e Re, sot kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit mes tyre, ku në balotazhin e 19 nëntorit AKR do ta përkrahë Shpend Ahmetin, i cili përballë do ta ketë Arban Abrashin e LDK-së.

Shpend Ahmeti, duke prezantuar marrëveshjen me AKR-në theksoi se në këtë marrëveshje nuk parashihet në asnjë vend që të ketë ndarje postesh, shkruan "Bota sot".

 “Ne synojmë ta ndërtojmë shumicën në Kuvendin Komunal me subjektet me të cilat kemi bashkëpunuar dhe kemi bashkëqeverisur më herët. Pas 22 tetorit kanë ndryshuar rrethanat dhe raporti i forcave në Kuvendin Komunal. Tash, bashkë me subjektet me të cilat kemi qenë në koalicioni, i kemi mbi 60% të asambleistëve në Kuvend Komunal. Marrëveshja me AKR-në është marrëveshje mes programeve tona, për vazhdimin e reformave që i kemi filluar më parë. I kemi bashkuar pikat më të mira programore të VETËVENDOSJE!-s dhe të AKR-së, e nuk kemi bërë ndarje postesh”, tha Ahmeti.

Marrëveshjen e plotë mes VV-së dhe AKR-së mund ta lexoni duke klikuar në KËTU.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat