“Ekipi Shpendi-Rraha përfaqëson një koncept të shkeljes së parimeve”

Aktuale

“Ekipi Shpendi-Rraha përfaqëson një koncept të shkeljes së parimeve”

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 22:19
Vjosa Osmani

Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, në Magazina Lokale foli për koalicionin mes VV-së dhe AKR-së, duke thënë se ekipi “Shpendi-Rraha” përfaqëson një koncept të shkeljes së parimeve.

“Unë s’kam hezituar që nga data e lidhjes së koalicionit PDK-LDK që ta shpreh qëndrimin tim, ne kemi shprehur qëndrimin brenda partisë sonë edhe pse kemi votuar kundër, ne kemi vazhduar të qëndrojmë në LDK dhe t’i shprehim shqetësimet tona. LDK e ka paguar një çmim për këtë koalicion në zgjedhjet e qershorit. LDK e dëgjoi zërin e qytetarëve në këta muaj sepse kërkesa e tyre ka qenë që LDK të qëndrojë në Opozitë”.

“VV që nga ekzistenca e saj nuk ka lënë akuzë, e gjuhë denigruese pa përdorur kundër çdo partie tjetër politike, madje edhe në kohën kinse ishin të interesuar të hyjnë në koalicion me ne tash pas zgjedhjeve, vazhdonin ta akuzonin LDK. Nëse ata shiten kaq parimor, si është e mundur që një njeri deri dje e quajtën zhvatës e tas po e fusin për nënkryetar të Prishtinës”.

“Ekipi Shpendi-Rraha përfaqëson një koncept të shkeljes së parimeve”.

Osmani: Përkrahja ndaj Abrashit s’ka munguar asnjëherë

Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, është sot përkrah kandidatit për Kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.

Për prezencën krah tij, Osmani tha se edhe pse nuk u pa në publik me të, ka qenë afër tij çdo ditë, për dallim nga njerëzit e tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Kam qenë përkrah Arbanit çdo ditë, për dallim nga njerëzit e tjerë të LDK. Unë dhe Arbani jemi rritur bashkë, prandaj kam arsye më të madhe për ta përkrahur sepse e njoh edhe si njeri, dhe besoj në projektet e tij dhe në ekipin e tij të ri dhe energjik, dhe në përkrahjen që e gjithë LDK ia ka dhënë kur bashkërisht kemi vendosur që Abrashi të jetë kandidat për Kryetar të Prishtinës”.

Ndërkaq në lidhje me koalicion mes AKR-së dhe Vetëvendosjes e cila u bë sot, Osmani tha është e njëjta me atë e vitit 2007 kur Limaj i kishte mbledhur të gjitha partitë së bashku, por LDK dëshmoi suksesin.

“Shpresoj dhe besoj nga kontaktet që i kemi çdo ditë me qytetarët që kjo do të vlerësohet dhe jo koalicionet të cilat shkelin parimet brenda natës e jo bashkime me njerëz që deri dje i kanë quajtur zhvatës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat