Vjosa Osmani mund ta lë postin e deputetes, kjo është pozita që mund ta ketë pas 19 nëntorit

Aktuale

Vjosa Osmani mund ta lë postin e deputetes, kjo është pozita që mund ta ketë pas 19 nëntorit

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 06:32
Vjosa Osmani

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, mund të lërë postin që mban aktualisht.

Ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë që të bëhet zëvendëskryetare e Prishtinës, nëse kandidati i LDK’së për kryetar të kryeqytetit, Arban Abrashi, i fiton zgjedhjet.

“Nuk e kemi diskutuar. Ndoshta do ta diskutojmë pas kësaj ideje”, është përgjigjur deputetja më e votuar në vend, kur është pyetur për mundësinë e marrjes së postit të zëvendëskryetares së Prishtinës.

“Ta shohim”, është shprehur ajo, duke qeshur, teksa është përshëndetur me duartrokitje nga publiku në studio.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Prishtinë, Abrashi i LDK'së përballet me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar aktual i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Balotazhi do të zhvillohet të dielën e 19 nëntorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat