“LDK përsëri në prehër të SHIK-ut, u hoq maska e fundit e LDK-së”

Aktuale

“LDK përsëri në prehër të SHIK-ut, u hoq maska e fundit e LDK-së”

Nga: B.S Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 06:43
Dardan Molliqaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj koalicionit mes LDK-së dhe PDK-së në Kamenicë.

Sipas Molliqajt, LDK përsëri shkoi në prehër të SHIK-ut.

“LDK PËRSËRI NË PREHËR TË SHIK-ut Më është dukur e pakuptueshme se si LDK nuk po pranon askund që të bëjë koalicion me ne për ta larguar PDK-në nga pushteti. Por me koalicionin e sontëm në Kamenicë në mes të LDK-së dhe PDK-së, u hoq maska e fundit e LDK-së. Në Kamenicë LDK-ja u lidh me SHIK-un. Ashtu siç është lidhur gjithmonë pasi ka gënjyer elektoratin që asnjëherë nuk do të bëjë koalicion me ta. Por pazaret e natës nuk do ta ndalin ndryshimin që do të ndodhë me Shpendin, Mytaherin, Samiun, Qendronin, Basriun dhe Ajetin”, ka shkruar Molliqaj, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat