Organizohet debati për mbarëvajtjen e procesit të prokurimit publik

Aktuale

Organizohet debati për mbarëvajtjen e procesit të prokurimit publik

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 07:01
ilustrim

Demokraci Plus (D+) organizon debatin kushtuar mbarëvajtjes së procesit të prokurimit publik në Kosovë.

Në kuadër të kësaj tryeze D+ do të bëjë edhe publikimin e raportit të mbikëqyrjes së prokurimit publik për vitet 2014-2016.

Qëllimi i tryezës është diskutimi në lidhje me të gjeturat dhe shkeljet e identifikuara në prokurim publik nga Zyra Kombëtare e Auditimit, Organi Shqyrtues i Prokurimit, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe Agjencia Kundër Korrupsionit. Po ashtu në këtë tryezë do të prezantohen edhe rekomandime shtesë për adresimin e të gjeturave nga këto institucione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat