Haradinaj: Shqiptarët morën rreziqet mbi supe për të shpëtuar hebrenjtë

Aktuale

Haradinaj: Shqiptarët morën rreziqet mbi supe për të shpëtuar hebrenjtë

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 13:24
Ramush Haradinaj

Shqiptarët ishin më meritorët për shpëtimin e hebrenjve, edhe pse populli shqiptar në atë kohë ishte në një gjende të rëndë dhe ishte për një kohë të gjatë nën okupim.

Kështu u tha me rastin e hapjes së ekspozitës së fotografive dhe dokumenteve, në Bibliotekën Kombëtare, me ç’rast është bërë edhe promovimi i librit “Rrugëtimi –Journey” i autorëve Skënder Asani dhe Albert Ramajt.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri morën rreziqe të mëdha mbi supe për të shpëtuar qindra familje hebrenjsh, të cilat u depërtuan nga vendet e ndryshme.

Haradinaj: Do të dalin në shesh të vërtetat

“Besojmë se përmes punës së tyre autorëve Skënder Asani dhe Albert Ramaj hulumtuese shkencore do të dalin në shesh të vërtetat e reja lidhur me kontributin e shqiptarëve në këtë kauzë të drejtë. Vlerësojmë se kjo është mënyra më e mirë për të demonstruar vullnetin tonë përkrah popujve të qytetëruar të Botës, për kujtimin e luftës ndërkombëtare kundër fashizmit dhe antishevitizimit. Jemi rreshtuar në taborin e civilizimeve të Botës për të dhënë mesazhe paqeje dhe harmonie mes popujve, pavarësisht racës, gjuhës, fesë apo kombit. I kujtojmë bashkë ato ngjarje së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten më kurrë”, tha kryeministri Haradinaj.

Autori i librit “Rrugëtimi –Journey”, Skender Asani tha se rrugëtimi i popujve shqiptar dhe hebrenj ka qenë identik, ku me bujari shqiptarët shpëtuan popullin hebrenj gjatë luftës së Dytë Botërore.

Asani: Rrugëtimi i dy popujve shqiptarë dhe hebrenj ka qenë identik

“Rrugëtimi i dy popujve, shqiptarë dhe hebrenj ka qenë identik. Pra, popujt e kanë një fjalë ku thotë se: “Para fakteve përulen edhe perënditë, ashtu edhe në dita – ditës po bindemi që çdo fakt apo çdo hulumtim që po e bëjmë po na shpie të kujtojmë se bujaria, tradita, besa dhe mirëpritja shqiptare, ka qenë shpëtim i vetëm i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqiptari si zot shtëpie, e ka ruajtur mikun, shokun, familjen, nga një zhdukje  që në atë kohë u kanosej hebrenjve. Këtë gjë po e dëshmojmë me fakte të gjetura dhe argumentime i po të njëjtave që janë pjesë e pashlyeshme të historisë, por edhe populli hebrenj nuk e harroi këtë sakrificë të shqiptarëve, ku edhe pse kaluan 6 dekada, hebrenjtë nuk  hezituan dhe dhanë kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e popullit të Kosovës”, theksoi Asani.

Ruzhdi Shkodra, kryetar i Shoqatës “Izrael” me këtë rast deklaroi se sot në promovimin e veprës, lexuesve u sillet një fakt i luftës së Dytë Botërore për mbrojtjen e hebrenjve. Mehmet Prishtina recensent i librit, tha se sot po promovohet një e dhënë e jetesës së përbashkët me hebrenjtë.

Në këtë promovim për të pranishmit është shfaqur edhe një video mesazh i ambasadores së Izraelit në Beograd. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat