Sokol Havolli i publikon disa foto Shpend Ahmetit

Aktuale

Sokol Havolli i publikon disa foto Shpend Ahmetit

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 23:41
Foto e publikuar nga Sokol Havolli

Këshilltari i ish kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, Sokol Havolli ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Facebook, ku demantohet kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës Shpend Ahmeti.

Për një çast, moderatori i emisionit në Klan e pyet Ahmetin, nëse në prezent në studio ka persona që janë të punësuar në komunë.Por më këtë, Ahmeti e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se nuk e njeh askënd që është prezent në sallë.

E Havolli ka publikuar faktet se personi që ishte në studio, është i afërt me Ahmetin, madje për këtë, Ahmeti shihet në krah me të.

“Shpendi e boni prap, live, para krejt Kosovës, atë që e din ma së miri: mashtrimin. Tha jo, nuk e njoh këtë tipin e ndërmarrjes publike banesore. A knej full of love. Ma bre se s’po te ka hije ashiqare me mashtru. (Foto 1 ku nuk e njeh ate mrapa, foto 2 duke u perkedhelur te buzeqeshur)”, ka shkruar Havolli në Facebook.

Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat