Kush do ta fitojë Komunën e Prishtinës në balotazhin e 19 nëntorit?

Aktuale

Kush do ta fitojë Komunën e Prishtinës në balotazhin e 19 nëntorit?

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 09:42
Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi

Me 19 nëntor në balotazhin për komunën e Prishtinën do të përballën Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sondazh i realizuar me lexuesit nga gazeta “Bota sot” në versionin online, fitues të balotazhit, e ka nxjerrë Abrashin e LDK-së.

Në sondazh kanë votuar më shumë se 2 mijë e 700 lexues, ku 53% e tyre kanë votuar kandidatin e LDK-së për Prishtinën, derisa për Ahmetin kanë votuar 47% e lexuesve.

Sondazhi është realizuar përmes një ndër platformave më të sigurta për këtë fushë, Apester, ku një lexues nuk ka mundësi të votojë më shumë se një herë.

Image
Rezultatet e sondazhit të realizuar nga gazeta "Bota sot"
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat