Abrashi: Dua të jem model për tërë Kosovën, 6 drejtori për gratë

Aktuale

Abrashi: Dua të jem model për tërë Kosovën, 6 drejtori për gratë

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 11:56
Kandidati i LDK-së për kryetari i Prishtinës, Arban Abrashi

Kandidati i LDK-së për kryetari i Prishtinës, Arban Abrashi ka deklaruar se vendimmarrja dhe fuqizimi janë dy shtylla kryesore përmes së cilave synojnë t’i përmirësojnë politikat e tyre gjinore por edhe ta fuqizojnë gruan në Prishtinë.

Abrashi këto komente i bëri gjatë tryezës me temë “Fuqizimi ekonomik dhe social i gruas në nivel lokal”, të organizuar nga Forumi i Gruas së LDK-së, ku tha se dëshiron të jetë model për tërë Kosovën, pasi nga trembëdhjetë drejtori ka vendosur që gjatë drejtori të drejtohen nga gratë.

Fillimisht deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Vjosa Osmani tha se LDK është e gatshme që të bashkëpunojnë me secilën grua dhe secilin qytetarë në mënyrë që ato të sigurojnë një mirëqenie për vete, familjet e tyre dhe për të dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shoqëri.

Osmani: Gratë nuk fillojnë në të njëjtën pikë fillimi sikur burrat

“Unë e di që ka shumë njerëz, ndoshta edhe në këtë sallë që nuk kanë dëshirë të na dëgjojnë duke u ankuar, po ky është realiteti të cilën nuk mund ta mohojë askush, gratë nuk fillojnë në të njëjtën pikë fillimi sikur burrat, prandaj edhe Kushtetuta dhe ligjet që kanë të bëjnë me qeverisje lokale dhe ligjet që ne synojmë t’i miratojmë në këtë mandat, siç është ligji për trashëgimi, ndryshimi i cili kishte filluar nga qeverisja Mustafa, kemi për qëllim që të fillojmë nga pika e njëjtë në mënyrë që kushtet e garës dhe kushtet e arritjes dhe prosperimit të jenë të njëjta”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, hulumtimet tregojnë se vetëm 10 % të bizneseve janë në pronësi të grave, dhe kjo po ndodh për shkak të diskriminimit gjinor dhe nuk kanë trashëgimi apo pronë të regjistrua, gjë që ia pamundëson edhe marrjen e kredive nëpër banka.

Profesoresha e Fakultetit Juridik, Remzie Istrefi tha se femrat që duan të shkollohen kanë probleme edhe me çështje teknike siç është transporti, ku për një kryetar komune mundet me qenë çështje e vogël por përkrahje shumë e madhe për ato femra.  Ajo madje pati disa rekomandime për Abrashin.

Istrefi: Zhvilloni strategji dhe politika që i prekin femrat

“Zhvilloni strategji dhe politika që në të vërtet i prekin femrat, në atë kuptimin që të vije deri te to, keni parasysh buxhetimin gjinor në mënyrë reale që të buxhetohet iks paraja për atë çështje dhe më pas të jemi të ndishëm ndaj çdo vendimi merret nga ana e autoritetit duke pas parasysh se si afektohen vajzat dhe djemtë ndaj vendimit tuaj dhe merreni parasysh potencialin e grave dhe vajzave të reja sepse mendojë që kemi shumë me kontribu në procesin e ushtrimit të autoritetit tuaj“, tha ai.

Kurse, kandidati i LDK-së për kryetari i Prishtinës, Arban Abrashi, shpalosi programin për Prishtinën dhe planet konkrete për fuqizimin e gruas.

Abrashi: Kam dashur të jem model për tërë Kosovën

“Unë kam dashur të jem model për tërë Kosovën, të reflektojë dhe kemi mëndu që vendim marrja në komunën e Prishtinës të jetë, nga 13 drejtori, 6 të jenë për gratë dhe ky është synimi jonë, që gratë të marrin përgjegjësinë për realizimin e politikave komunës, politikave lokale dhe mandej të marrin parasysh të gjithë ato aspekte qoftë në arsim, qoftë në ndërmarrësi, qoftë IT, ato të jenë bartëse dhe të reflektojnë për politika më të mira gjinore dhe për fuqizimin e gruas në përgjithësi në komunën e Prishtinës. Nuk duhet të shihen gratë si kuotë por duhet të përgjegjësi“, tha ai.

Abrashi shtoi se në funksion të fuqizimit ekonomik është edhe fondi i punësimit ku synohet që brenda 4 viteve së paku 4 milionë euro të orientohen drejt punësimit.

Abrashi: Në fondin e punësimit prioritet do të kenë gratë dhe vajzat

“Edhe në kuadër të këtij fondi të punësimit prioritet do të kenë gratë dhe vajzat, ato që kanë ide kreative në themelimin e bizneseve të reja dhe këto mund të funksionojnë...... min...1.01 ...synojmë që të përhapim në kuadër të kontratës 12 mujore, ne të përkrahim subvencionimin e pagës për 12 muaj për një grua ose një vajzë e cila punësohet në komunë e Prishtinës dhe mund të preken disa mijëra gra dhe vajza në kuadër të katër viteve, prandaj vendimmarrja dhe fuqizimi janë dy shtylla kryesore përmes së cilave ne synojmë t’i përmirësojmë politikat tona gjinore dhe të fuqizojmë gruan në Prishtinë“, tha ai.

Ai përmendi edhe një herë ndërtimin e shtatë shkollave në Prishtinë, të cilat do t’ia mundësonte nënave të hynë në marrëdhënie pune apo edhe të fillojë një biznes, pasi do të lirohen nga bartja e fëmijëve nëpër shkollat që nuk i kanë në lagjen e tyre.

E Melihate Termkolli tha se nuk ka zhvillim ekonomik pa gruan.

Termkolli: Balotazhi pa diskutim është fitorja e Arban Abrashit

“Do të kemi një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe do të kemi një përmbushje të kërsave jo vetëm të grave por të gjithë qytetarëve të Prishtinës. Balotazhi pa diskutim është fitorja e Arban Abrashit“, tha ai.

Gjatë këtij takimi u theksuan problemet e gruas në biznes, tregti online, IT, si dhe mungesën e çerdheve, gjë që po sjellë probleme të gruas për t’u angazhuar me punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat