Bëhet ekzekutimi i pagesave për veteranet e luftës

Aktuale

Bëhet ekzekutimi i pagesave për veteranet e luftës

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 13:04
ilustrim

Ministria e Financave ka njofton veteranët e lutës të cilët marrin pagesa nga Buxheti i Republikës së Kosovës se pas një punë të madhe të bërë për këtë kategori të çmuar të shoqërisë sonë dhe duke filluar nga gjetja e fondeve e deri tek ndryshimet ligjore për të mundësuar që veteranët të marrin pagesat e merituara me ligje.

Gjithashtu njoftojmë  veteranët e luftës se pas dekretimit të Ligjit të Rishikimit  Buxhetit nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi, Ministria e Financave sot ka  bërë ekzekutimin e pagave për këtë kategori.

Sipas një njoftimi të MF-së, shuma e përgjithshme e transferit të mjeteve financiare përfshin edhe pagesën retroaktive për muajin Gusht, Shtator dhe Tetor 2017. Dhe mjetet pritet të jenë në llogari të veteranëve brenda ditës së sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat