Gjeneral Rama në konferencën “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”

Aktuale

Gjeneral Rama në konferencën “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 14:25
Pamje nga konferenca

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrahman Rama po merr pjesë në Konferencën e 21-të të shefave të shtabeve të ushtrive të vendeve pjesëmarrëse “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”, e cila po mbahet në Shkup të Maqedonisë.

Temë kryesore e Konferencës është "Zgjerimi i bashkëpunimit midis anëtarëve të Kartës së Shteteve të Bashkuara dhe Adriatikut (A-5) për integrimin e plotë në NATO dhe kontributi në sigurinë e Aleancës".

Punimet e Konferencës i hapi mikpritësi i takimit, shefi i Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë gjeneralkolonel Metodije Veliqkovski, kurse në cilësinë e komandantit suprem të vendit mikpritës, me një fjalë rasti iu drejtua pjesëmarrësve edhe presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov.

Shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve pjesëmarrëse në takimin e 21-të “SHBA-Karta e Adriatik A- 5”, nënshkruan sot një deklaratë të përbashkët, që konfirmon vendosmërinë e fortë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet dhe për të zgjeruar dhe thelluar fushat e bashkëpunimit ushtarak, me qëllim të mbështetjes dhe forcimit të sigurisë rajonale.

Në Konferencë po mere pjesë edhe zëvendëskomandanti i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropën, gjenerallejtënant Timoti Rej (Timothy Ray) si dhe komandantët e Gardave Nacionale të Shteteve të SHBA-ve, që janë partnere të vendeve pjesëmarrëse të Kartës së Adriatikut A-5.

Në këtë konferencë Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vendeve vëzhguese në grup. Në rastin e Kosovës dhe FSK-së është komandanti Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneralmajor Timoti Orr. Punimet e kësaj konference, të nisura më 8 nëntor, pritet të përfundojnë më 10 nëntor 2017.

Image
Pamje nga konferenca
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat