Zyrtarizohet numri i Dëshmorëve të Kombit: Ja sa ushtarë të UÇK-së kanë rënë për liri

Aktuale

Zyrtarizohet numri i Dëshmorëve të Kombit: Ja sa ushtarë të UÇK-së kanë rënë për liri

Nga: Bota Sot Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 15:41
UÇK

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar raportin me listën e numrit të Dëshmorëve të Kombit, të rënë gjatë luftës së UÇK-së.

“Është miratuar edhe raporti me listën e numrit të Dëshmorëve të Kombit, sipas shënimeve të ofruara nga puna e Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të pjesëtarit, veteranit, invalidit dhe dëshmorit të Luftës së UÇK-së. Numri i dëshmorëve të kombit, sipas listave aktuale është 2961”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat